Presidenti i Partizanit, Gazment Demi ka folur për emisionin “Elite Show”. Numri një i është përgjigjur pyetjeve për tema të ndryshme, pas fitores në Derbi ndaj Tiranës 1 me 2.
“Të jem i sinqertë nuk bëjmë më këto festa. Dje kam pasur dhe babain paqejf dhe nuk bëm festë. Përveç pim whiskey me trajnerin Shehi.
Unë kam drejtues intelektual. Olsi Rama di t’i mbajë marrëdheniet bukur dhe kur unë jam i acaruar.
Mendoj kemi bërë ndeshje të bukur, sidomos pjesën e dytë ishim ne prioritarë. Mund të kishim fituar më thellë. Na kënaqi se në fund.
Që të jem korrekt, derbi gjëja më e bukur. Do jem i gëzuar të kemi fatin të bëjmë derbi tjetër, ndoshta për finalen ose pjesë tjetër se nuk e dijmë ku do jemi. I uroj fat Tiranës.
Ju e dini si na shkoi puna. Nuk patëm fat në ndeshjen e fundit për të kaluar në grupe. Ta thyenim akullin pas Korçës të ishim dhe ne. Nuk jam tip që bezdis stafet. I kënaqur nuk kam si të jem, duhet të ishim aty me Rrogozhinën. Jemi në vendin e tretë dhe ka disfavor. Ne kemi bërë yzmetin, çfarë më. Gesi është trajner i madh, ka dashur kohën e vet. Ndoshta ka ardhur momenti të plotësohen pritshmëritë e mia që kisha në fillim të sezonit.
Nuk kam ndryshuar opinion për Final 4, pavarësisht si shkoi ky kampionat. Nëse arrihen pritshmëritë që do shtohen të ardhurat, do jetë gjë e madhe. Po nuk e di e patë Partizani – Vllaznia a ishin 3000-4000 veta në stadium. Nuk kam besim që do rriten të ardhurat shumë. Kjo nuk është në dorën time, isha me të tjerët dhe pse nuk isha dakord. Nuk më pëlqen.
Do të ketë Final 4 dhe heq dashamirësit e sportit, më të zjarrtit, Dhe Tirana nuk ka qenë në atë nivel që i takon të jetë. Final 4 i step njerëzit. Ne kemi luajtur me Vllazninë dhe kemi qenë më shumë tifozë se këtë herë. Duke dal kjo formula, tifozët bien.
Në fund bëhen analizat për Shehin. Në fund, Shehi, drejtuesit dhe unë do bëjmë analizëm ku jemi dhe çfarë do bëjmë. E vlerësoj nga ana njerëzore, për pjesën tjetër nuk jam specialist futbolli. Shehi për mua është djal shumë i mirë dhe kjo është e rëndësishme.
E kam menduar që dhe ekipi i katërt mund të dali kampion, kushdo qoftë. Janë 2 ndeshje. Këtu do jetë keqardhje për Rrogozhinën se ka ecur më mirë se tjerët. Ka mbajtur gjithë kampionatin, s’ka pse mos ta marrë. Nuk ka çudi kjo punë.
Nuk mund të flas kë dua të zgjedh, bukuria e kampionatit shqiptar është vetëm Derbi. Në stadiumin tonë me Dinamon 3000 ishin, nuk u plotësua numri.
Nuk kam qejf të futem në politikë. Kjo ka ngelur për arsye të vogla dhe banale te Kompleksi se për 1 muaj të mbaruara. Na kanë dhënë fjalën që do prishen 2 magazina dhe të mbarojmë fushat e tjera. Kanë dal fondet e rrugës. Po e shty të mbarojë puna e gjithë terrenit. Besoj shumë shpejt, janë tremb nga SPAK thuhet, po aty vetëm ambiente për edukim brezash po bëhen.
Nuk e di çfarë vonon Qeveria, Ministria e Mbrojtjes apo Financave, ka diçka që ka mbetur. Unë si President nuk kam pasur lidhje me shtetin në vitet e mia të biznesit. Janë dashamirës po nuk firmosin akoma. Po ju jap fjalën që e gjithë puna kur të firmoset ajo, 1 muaj për 3 fusha.
Partizani është klub që ka prona të vetat, nga të paktat. Se të gjitha kanë prona me bashki. Çmim nuk ka, kur të vijë ofertë e mirë do e tregoj. Nuk kam ndërmend ta shes për momentin, dhe mund ta shes.
Ka ofertë 1.3 milionë euro për Maguette dhe 30%. Kam thënë pas ndeshjes nuk e shes pa 2 milionë euro.
Ju e dini si e kam marrë Partizanin vetëm 1 stemë. Vetëm hoteli sa shkon që kemi bërë. Do kisha dëshirë të arrija Korçën, 4-5 vite rresht që e mori kampion dhe të shkojmë në grupet e vogla. Kjo do jetë arritje e madhe. Themi që kemi arritur në rrugë të drejtë, po ulim shpenzimet. Të gjithë që merren duhet të japin maksimumin. Staf serioz nga Olsi e poshtë kanë bërë punë të mirë, sidomos me talentet”.