Pas kësaj jave, futbolli vendas do të pushojë për një periudhë 2 javore ku do t’i lihet vend ndeshjeve ndërkombëtare. Çdo Kombëtare ka bërë gati listën me lojtarët e grumbulluar dhe në ditët në vijim do të bëhet edhe grumbullimi zyrtar i lojtarëve.
Partizani është ekipi më i prekur nga kjo pauzë pasi janë plot 6 lojtarë që do të largohen për t’ju bashkuar kombetareve. Bujën më të madhe e bëjnë dyshja Andi Hadroj e Agim Zeka që u ftuan nga Sylvinho te Shqipëria, ndërsa pjesë e kuqezinjve U21 janë edhe Paulo Buxhelaj e Marçelino Preka.
Me kombëtaren ‘A’ do të jetë edhe Archange Bintsouka i cili është ftuar nga Kongo për sfidat përballë Sudanit e Ugandës. Ndërsa, te Kosova U21 do të jetë pjesë edhe Redon Ismaili.
Plot 6 mungesa të rëndësishme do të ketë trajenri Veselinovic gjatë kësaj periudhë që do të vlejë si një ‘minifazë përgatitore’ ku do të njoh më tepër organikën që ka në dispozicion.