Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani “mace e zezë” për Dinamon? Shifrat këtë sezon flasin në favor të “Demave të Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “mace e zezë” për Dinamon? Shifrat
Dinamo

Një nga dilemat më të mëdha të Dinamos në këtë sezon është Partizani. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja nuk njeh asnjë fitore përballë “demave të kuq” këtë sezon në Superiore.

Në tre takime të zhvilluara përballë Partizanit, Dinamo nuk ka arritur të marrë asnjë fitore, duke pësuar një humbje dhe vetëm dy barazime. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, takimi u mbyll në barazi me shifrat 2-2.

Ndërsa në takimin e dytë, “demat e kuq” arritën të mposhtnin në transfertë dinamovitët me rezultatin 2-1. As në ndeshjen e tretë ndaj Partizanit që u luajt para dy ditësh, Dinamo nuk mundi të fitonte duke u barazuar në fund nga të kuqtë, takim që përfundoi në shifrat 1-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga