Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PARTIZANI "gropë", por për lojtarin e kuq nuk ka rëndësi! Reklamon veten në Tik-Tok, në verë u afrua me bujë

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI "gropë", por për lojtarin e kuq nuk ka
Partizani

Skuadra e Partizanit ndodhet në një situat të vështirë përsa i takon rezultateve. Në 5 ndeshjet e fundit, “Demat e Kuq” regjistrojnë vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

Ndalesa e sotme ndaj Vorës ka shtuar dozat e presionit, marrë në konsideratë pritshmërit e klubit. Pas 10 javësh Superiore, Partizanit mban pozicionin e 8-të në tablë me 9 pikë.

Por ajo që ka shkaktuar habi jo vetëm për tifozët e klubit në fjalë vjen nga veprimi i sulmuesit Judah Garcia. I afruara këtë verë me shumë bujë te kryeqytetasit, së fundmi sulmuesi 25-vjeçar reklamon veten në rrjetin social “TikTok” nga ndeshja Partizani – Dinamo, e humbur 0 – 2.

E qartë kjo “skemë” nga Garcia nuk ka për t’u pritur mirë te “Demat e Kuq”. Në këtë sezon, Judah Garcia ka rezultuar një dështim, 7 prezenca në Superiore, e përkthyer me 0 gola dhe 0 asist.    

PARTIZANI "gropë", por për lojtarin e kuq nuk ka
Postimi i fundit nga Judah Garcia në "TikTok"

 

Poll

Lexo gjithashtu