Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani e zyrtarizoi, kur drejtori i ri sportiv numëronte mbështetësit e kuq: Tirana ka më shumë tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani e zyrtarizoi, kur drejtori i ri sportiv numëronte
Fotomontazh/ Drejtori Sportiv i Partizanit, Agim Ibraimi

Agim Ibraimi u zyrtarizuar sot si Drejtori i ri Sportiv i Partizanit. Kështu, 37-vjeçari tetovar merr vendin e të larguar Arbër Abilaliaj, duke qenë ai “arkitekti” i merkatos së kuqe.

Megjithatë, ky kalim është paksa i çuditshëm, për vetë faktin se Ibraimi deri para pak javësh ushtronte të njëjtin rol te rivalët e përjetshëm, Tirana. Madje, në prag të derbit të 21 shtatorit 2024, ai “numëronte” tifozët e secilit ekip të kryeqytetit.

Gazetari Alban Hasani: Çfarë ka Tirana më shumë se Partizani sot?

Agim Ibraimi: Ka tifozët!

Kjo deklaratë e ish-drejtorit bardheblu, u bazua në numrin e tifozëve në atë derbi, por edhe duke cilësuar superiorë mbështetësin e Tiranës, krahasuar me ata të Partizanit.

 

Poll

Lexo gjithashtu