Agim Ibraimi
Agim Ibraimi ka reaguar për herë të parë, pas zyrtarizimit të tij si Drejtori Sportiv i Partizanit. Me një foto krah presidentit Gaz Demi, Ibraimi shihet të jetë gati për misionin e tij.
“Me guxim. Gati për sfidën e radhës”, shkruan Ibraimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se 37-vjeçari nga Tetova merr kështu vendin e Arbër Abilaliajt, i cili ndau rrugët me “Demat e Kuq”, disa muaj më parë.
Kështu, Ibraimit i është besuar merkato e janarit, në të cilët do t’i duhet të punojë fort për një organikë që do të synojë titullin kampion.
View this post on Instagram
Poll

