Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Partizani duhet të jetë në krye”, Redon Ismajli “paralajmëron” Dinamon: Rivalin direkt duhet ta mposhtim. Kërnaja? Jemi më të bashkuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizani duhet të jetë në krye”, Redon Ismajli
Redon Ismajli

Së bashku me Oltijon Kërnajën në konferencën për shtyp te skuafdra e Partizanit ishte edhe Redon Ismaili. Mesfushori ka folur në prag të derbit me Dinamon, duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena”, ora 19:30 dhe që është i vlefshëm për javën e fundit të fazës së parë të Superiores.

Lojtari i “Demave” ka theksuar se me Kërnajën janë më të bashkuar dhe se ka rikthyer besimin në ekip. Gjithashtu ka bërë të ditur se Dinamo është rivali i tyre direkt dhe fitorja është mëse e detyrueshme.

“Çfarë ka ndryshuar ke Partizani me ardhjen e trajnerit Kërnaja? Duke marrë parasysh se ishim në një krizë rezultatesh siç e dinë të gjithë, me ardhjen e trajnerit Kërnaja kemi qenë më mirë, më ndryshe, kemi qenë më të bashkuar. Siç e tha edhe trajneri në ndeshjen me Egnatian u futëm për të marr 3 pikët por fati nuk ishte as me ne as me ata. Besoj që këto dy ndeshje kanë qenë shumë të mira dhe jemi gati që edhe në ndeshjen e nesërme të vazhdojmë këtë ecuri të mirë dhe ti marrim 3 pikët.

Kur pritet ta shohim Partizanin në vendet e para të renditjes? Ndeshje pas ndeshje ne jemi duke bërë më mirë. Nesër me Dinamo City është edhe një derbi i kryeqytetit për tifozët për të gjithë ne. Do jemi të bashkuar , do luftojmë deri në fund për të marrë 3 pikët. Partizani është një ekip që duhet të jetë në krye të tabelës. Dinamo City është një rival i joni direkt duhet ta mposhtim dhe javë pas jave besoj që do shkojmë aty ku e kemi vendin”, ka theksuar lojtari i kuq.

Poll

Lexo gjithashtu