Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani apo Egnatia në “Elbasan Arena”? Ja çfarë mund të ndodhë me klubet

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani apo Egnatia në “Elbasan Arena”? Ja çfarë
"Elbasan Arena"

Partizani dhe Egnatia janë dy ekipet e vetme të Superiores që vazhdojnë garën në Conference League. Të dyja skuadrët do të luajnë ndeshjet e para në transfertë ditën e enjte, ndërsa më 1 gusht luajnë duelet e kthimit.

Por problemi qëndron te stadiumi. Si rrogozhinasit ashtu edhe “demat” sfidën e turit të parë i kanë zhvilluar si pritëse në “Elbasan Arena”.

“Elbasan Arena” nuk mund të presë dy takime brendas ditësh dhe në këto kushte njëra prej skuadrave mund të shtegtojë dhe gjasat janë që Egnatia të zhvendoset në një tjetër impiant. “Loro Boriçi” është opsioni më real, ku rrogozhinasit mund të luajnë.

Egnatia në Shkodër dhe Partizani në Elbasan, kjo pritet të jetë zgjidhja e kësaj çështjeje. Gjithsesi pritet që në ditët e ardhshme UEFA të zyrtarizojë gjithçka në faqen e saj zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga