E gjithë vëmendja e tifozëve është kthyer te dueli më i rëndësishëm i këtij sezoni. Finalja e titullit kampion do t ëluhet në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 19:00.
Demat do të luajnë gjithçka për gjithçka për titullin e dytë rresht në Superiore, ndërsa do të ishte i 18-t’i në historinë e klubit. Ndërkohë nga krahu tjetër rrogozhinasit janë më afër se kurrë te titulli. Skuadra e Edlir Tetovës do të jetë “all-in” në fushë për të fituar titullin e parë në historinë e klubit.
Partizani apo Egnatia, cila skuadër do të fitojë titullin? Kjo ëhstë pyetja më e shpeshtë që dëgjojmë ditët e fundit. As bastet sportive nuk arrijnë të thonë ekipin kampion.
Sipas tyre fitorja e Partizanit kuotohet me 2.40, po këtë koeficient ka edhe triumfi i rrogozhinasve. Ndërkohë nga krahu tjetër barazimi kuotohet me 3.00, sa për të treguar kështu se finalja e titullit do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, duke i lënë gjithçka fushës së blertë.