Elbasani mori 1 pikë pasditen e djeshme në transfertën përballë Teutës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit përfundoi me rezultatin e barabartë, 0-0.
Megjithatë, pasojat ishin të mëdha për skuadrën e drejtuar nga Roberto Bordin. Në minutën e 20-të të sfidës Bruno Telushi u zëvendësua për shkak dëmtimi dhe vendin e tij e mori Qaqi.
Sikur të mos mjaftonte kjo edhe kapiteni Bruno Lulaj po ndiente shqetësime në pjesën e parë. Për këtë arsye, Bordin zgjodhi që të mos e rihidhte në fushë kapitenin për pjesën e dytë të sfidës.
Kjo është një gjendje alarmante te verdheblutë, duke krijuar panik të madh. Dy qendërmbrojtësit pritet të mos jenë të gatshëm për sfidën e së dielës kundër Dinamos, duke lënë shumë boshllëqe në prapavijë.