Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Panik në fund për të marrë 3 pikët”, Edi Martini i sinqertë: Sot nuk kishim freski

Shkruar nga NEWSPORT
“Panik në fund për të marrë 3 pikët”, Edi
Edi Martini

Vllaznisë i mjaftoi goli i sulmuesit Kevin Dodaj kundër Teutës, për të marrë 3 pikët e radhës në Superiore, java e 31-të. Pas ndeshjes së mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, foli para mediave trajneri Edi Martini:

“Kërkuam ta fitonim ndeshjen, por ç’markimi nga ana e Teutës, na e bëri të vështirë në fraksionin e parë të lojës. Në pjesën e dytë nuk ishim mirë. Panik në fund për të marrë 3 pikët.

Të mbash këto nivel, e rëndësishme është fitorja. Duhte të bëjmë patjetër rrotacion, sepse këmbët janë të ngarkuara. I detyruar të bëjmë rotacion. Shyqyr Zotit gjithçka shkoi ashtu siç donim. Yago nuk kishte më forca. Dros po ashtu.

Për të bërë presing dhe daljet e shpejta, nuk kishim freski. Gjithsesi, ia arritëm të merrnim fitoren. I komplimentojë djemtë. Gara për mbijtesën është shumë e fortë, prandaj janë ndeshje shumë të vështira. Ekipi jonë i ka përballuar shumë mirë duelet”.

Poll

Lexo gjithashtu