Skënderbeu do të luajë ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi”, sfidë që do të startojë në orën 16:00. Kjo është ndeshja e fundit në Supeeriore për këtë sezon, me korçaret që do të luajnë për “jetë a vdekje” ndaj shkodranëve.
Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka detyrim fitoren, teksa në fushë do të luftojnë per 3 pikët, pasi janë i vetmi rezultat që do t’u siguronte vendin e 4-të në klasifikim dhe do të ishin pjesë e “Final – Four”, pasi në të kundërt si barazimi ashtu dhe humbja do të jenë fatale për "Ujqërit e Dëborës".
Pak orë para kësaj përballje, korçarët kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku “kërcënojnë” shkodranët, pasi në “Loro Boriçi” do të luajnë gjithçka për gjithçka për të siguruar top4-shen.
“Hapi i fundit, vrapi fundit, fryma e fundit, 90 minutëshi I fundit - all for all! ????❤️????”, ka shkruar klubi korçar.
View this post on Instagram