Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Oltijon Kërnaja vë “duart në kokë”, i preferuari i të kuqve i lë në “baltë” menjëherë pas derbit me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Oltijon Kërnaja vë “duart në kokë”, i preferuari
Redon Ismaili

Partizani triumfoi në derbi dhe padiksutim që kjo fitore u ka dhënë më shumë besim për vazhdimësinë. Të kuqtë pas derbit do të luajnë një tjetër duel shumë delikat dhe të rëndësishëm.

Flamurtari është një tjetër “pengesë” e “Demave” në këtë kampionat, ku padiksutim synimi kryesorë do të jetë fitorja dhe ngjitja në klasifikim. Por për këtë përballje kryeyqtetasit kanë mbetur me “pasoja” nga fitorja 2-0 ndaj Tiranës.

Kjo pasi i “preferuari” i stafit të Partizanit do të mungojë ndaj kuqezinjve. Redon Ismaili u ndëshkua me karton të verdhë ndaj bardhebluve dhe në këtë mënyrë ndaj vlonjatëve do të jetë i pezulluar.

Padiksutim që diçka e tillë i shkakton “dhimbje koke” Oltijon Kërnasë, i cili do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij në sfidën e së shtunës, në orën 16:30.

Vlen të theksohet se 23-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 14 ndeshje, shumicën  si titullarë dhe ka munguar vetëm në derbin ndaj Dinamos, ku Partizani u mposht.

Poll

Lexo gjithashtu