Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Objektivi nuk është kampion dimri, por titulli”, Julian Brahja autokritikë: Reagim shumë i mirë pas humbjes me Flamurtarin, mungesa e Aleksit…

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi nuk është kampion dimri, por titulli”, Julian
Julian Brahja

Egnatia është rikthyer me ritëm të plotë në Superiore, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren karshi Vorës në shtëpi, e mbyllur 2 – 0 në adresim të rrogozhinasve.

Zëvendëstrajneri i Egnatias Julian Brahja ka folur për mediat në pozitën e “timonierit”, kjo për shkak të mungesë së trajnerit kryesor Edlir Tetova (arsye shëndetësore):

“Çunat bënë një performancë shumë të mirë, pas një humbje me Flamurtarin. Reagim shumë i mirë nga ekipi ynë. Mungesa e Aleksit? Ai është lojtari kryesor i ekipit, por u la jashtë për shkak të rrotacionit.

I urojmë kthim sa më të shpejtë trajnerit Tetova. Hapja e Fernandez është strategjia jonë. Titulli? Nuk ka ndeshje të lehta. Takimi i radhës është me Dinamon. Për ne nuk është shumë e rëndësishme se kush del kampion dimri. Objektivi është titulli”.     

Poll

Lexo gjithashtu