Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Objektivi është të fusim lojtar nga akademia”, Enkeleid Dobi “harron” humbjen e Teutës kundër Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Objektivi është të fusim lojtar nga akademia”,
Enkeleid Dobi

Edhe pse Teuta shënoi e para përmes finalizimit të Arifit nga penalltia, Teuta nuk e ruajti do avantazhin, disafta 1 – 2 ndaj Elbasanit. Pas sfidës, trajneri i bregdetarëve Enkeleid Dobi foli para mediave:

“Normal që po mendojmë për sezonin e ardhshëm. Objektivi është të fusim lojtar nga akademia. Ndonjëherë edhe ekipi U-19 ka pasur nevojat e veta. Mendojë që ata lojtar ta shfrytëzojnë rastin dhe të rriten.

Duhet t’i japim meritat edhe Elbasanit që na futi në presion. Donim të luanim me të njëjtin intesitet si në pjesën e parë, por këta djem të rinj nuk janë aq guximtar.

Duhet ta modifikonim disi dëmtimi që na ndodhi. Pjesën e dytë nuk dolëm rrjedhshëm. Nuk ishim siç duhet në 2/3 e fushës, ku futëm lojtarë të rinj, ka edhe kjo koston e vetë.

Nëse nuk ia japim mudnësinë tani, kur do ndodh?! Objektivi është të fusim edhe në sfidat e ardhshëm lojtarë të rinj. Jam i kënaqur në disa momente se si e interpretuan lojën. Jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjë”.         

Poll

Lexo gjithashtu