Vllaznia nuk ia doli të fitonte as në finalen e vogël teksa u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-2 në Air Albania. Shkodranët e mbyllin kështu kampionatin si skaudra e 4-të më e mirë e Superiores duke lëshuar ndjeshëm terren në javët e fundit. Pas përfundimit të finales, trajneri Thomas Brdaric dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Duhet t’ju falenderoj të gjithëve, më shijon të jem këtu në Shqipëri si trajner. Ka përgjegjësi në këtë klub, që kur erdha këtu objektiv ishte Final Four dhe e arritëm. Çfarë ndodhi prapa ishte decisive në detajet që nuk funksionuan dhe duhet të punojmë për të bërë diferencën këtu.
Vllaznia kampion vitin tjetër? Në Shqipëri e rëndësishme është te jesh kampion, por duhet të punojnmë edhe në gjëra të tjera. Hap pas hapi jam i sigurtë që do të ndërtojmë një ekip të fortë ku objektiv është titulli kampion.
Lojtarë jashtë planeve? Do të ketë ndryshime, disa lojtarë do të largohem. Jam i sigurtë që kemi një stil tonin dhe drejtues që mund të gjejnë elementë për sezoni ntjetër. Duhet të gjejmë lotjarët e duhur për të kapur objektivin tonë.
Partizani apo Egnatia? Unë shoh vetëm ekipin tim, i uroj të dy ekipet për titullin kampion”, tha Brdaric.