
Ekipi i Partizanit
Në klubin e Partizanit sot është ditë feste, të cilën e sjell Eljon Sota. Qendërmbrojtësi i “Demave” feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 26-të. Klubi i kuq e ka uruar lojtarin me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe”, është urimi i bërë nga Partizani për Sotën.
Klubi i Partizanit feston 2 ditë para ndeshjes së madhe përballë Egnatias, duke e mbajtur kampin pozitiv para finales së titullit.
Kujtojmë që Partizani do të përballet me Egnatian për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të “Abissnet Superiore”. Supersfida që do të zhvillohet më 26 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00.
View this post on Instagram
Poll