Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jam goleador me numra të frikshëm”, çudit Bekim Balaj: S'kemi pasur krizë, në fazën e dytë na mungoi fati  

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jam goleador me numra të frikshëm”, çudit
Bekim Balaj

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj ishte protagonist me dopietë kundër Flamurtarit, duke rikthyer te fitorja ekipin shkodran pas një serie të gjatë ndeshjesh negative. Balaj iu dorëzua çmimi “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa më pas foli për mediat:

“Kur shënoj, uria shtohet. I lumtur për gola sot. Nuk kam qenë ndonjëherë goleador që shënon mbi 20 gola, jo në numra të frikshëm. Ndihem mirë, kam arritur të ambintohem. Për mua është e rëndësishme të ndihmojë ekipin.

Në fazën e dytë na ka munguar fati. Dëmtimet po ashtu kanë luajtur rol jo të vogël. Nuk kemi pasur krizë. Kam pasur edhe unë problemet e mija, por nuk është situata të qajë hallet këtu.

Më erdhi mirë që mu dha mundësi të flas për konferencë për shtyp. Jemi të vetëdijshëm që kemi kaluar në një moment të vështirë.

Në Shkodër vështirësit nuk kalohen lehtë. Edhë në këtë moment kërkojmë mbështetjen dhe përkrahjen e tifozëve. Momentin kur të vijnë në shkallët e stadiumit, t’i tregojnë kritikat aty”.

Poll

Lexo gjithashtu