Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi”, Ivan Gvozdenovic: Një humbje turpi

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e kuptoj se çfarë ndodhi”, Ivan Gvozdenovic:
Ivan Gvozdenovic

Trajneri i Elbasani Ivan Gvozdenovic pas nisjes gati perfekte me Elbasani në Superiore, ka rënë në heshtje. Humbja me Vorën në shtëpi i ka “trazuar ujërat”. Gvozdenovic është parë tej mase i mërzitur pas humbjes, duke e konsideruar edhe si turp për një skuadër si Elbasani:

“Patjetër duhet të bëjmë një analizë. Kur erdhi goli i parë, nuk ishim më në fushë. Një gol i pësuar çuditërisht, nuk e kuptojë se çfarë ndodhi. Edhe goli i dytë erdhi shumë thjeshtë. Nuk ishim shumë fortë në duele. Një humbje turpi.

E çuditshme, nga ana taktike, sikurse përqendrimi në fushë. Gabimet ndikuan te golat e pësuar. Ishim gati edhe për tranziocion negativ dhe pozitiv. Ne ishim pak hapur. Jam shumë i mërzitur.

E kishim ndeshjen në kontrollë, shumë turp për mënyrën se si ndodhi e gjitha. Tani nuk mund të bëjmë analizë të plotë, sepse jam i nxehtë.

E qartë se mungoi përqendrimi. Dy gabime të mëdha për një skaudër si Elbasani nga golat e pësuar. Nga pjesa e parë deri te goli i pësuar ishim në ekuilibër, por pastaj nga shkaku ndeshja për gabimet tona.      

Poll

Lexo gjithashtu