Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk duhet të jemi euforik”, Lirim Kastrati: Pozita që po luaj këtu është e re

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk duhet të jemi euforik”, Lirim Kastrati: Pozita që po
Lirim Kastrati

Sulmuesi i Vllaznisë Lirim Kastrati u zgjodh "Lojtari i Ndeshjes", duke dhënë kontribut shumë të rënësishëm në fitoren 1 - 0 përballë Elbasanit. Në këtë takim, Kastrati ka mbuluar detyra defensive: 

“Më shumë i lumtur jam për vendin e parë në tabelë. Çmimi si ‘Lojtari i Ndeshjes’ është motivim shtesë, por ama nuk duhet të jemi euforik. Në fillimet e mija nuk ishte në formën më të mira fizike, por besimi i trajneri ka qenë shumë i madh.

Çmimin ia dedikoj trajnerit dhe gjithë stafit. Pozita që po luaj këtu është e re. Jam fokusuar vetëm në mbrojtje, por të shohim më vonë, mund të jap asist dhe të shënojë.

Ishte një motivim shumë i madh që trajneri Martini më ka folur, sikurse kam besuar te projekti i Vllaznisë. Ndihem mirë fizikisht, por është zgjedhja e trajnerit”.       

Poll

Lexo gjithashtu