
Tirana nuk ia doli të merrte më shumë se 1 pikë në ndeshjen e parë të Superiores. Bardheblutë u ndalën në një barazim pa gola në transfertë me Laçin. Ndeshje e luftuar, por diferencën e bëri portieri kundërshtar që ndali disa herë gjuajtjen e lojtarëve kryeqytetas. Në përfundim të ndeshjes trajneri Bledi Shkëmbi dha prononcimin e tij për RTSH Sport.\
“Dështim është fjalë e rëndë, nuk mendoj se dështuam. Bëmë një ndeshje të mirë, pozitive duke patur parasysh terrenin. Në shumicën e kohës u munduam të fitonim ndeshjen. Në mbrojtje ishim mirë falë gjithë skuadrës.
Më thoni profesor, por është fjalë e madhe. Unë jam trajner, edhe ju jeni trajner. Na mungoi loja 1 kundër 1. Lojtarët e krahut mund ta bëjnë, por terreni e bëri të vështirë. Nëse do të kishin marrë më shumë përsipër do të kishim më shumë raste për gol.
Duhet të ngulmonim më shumë. Në 20 metrat e fundit nëse do të ishim më të qetë, patjetër që do të ishim më të rrezikshëm. Por, kemi shumë pak kohë që punojmë dhe na duhet shumë më shumë punë.
Më kënaqi shpirti i garës dhe qëllimi është të luajmë ashtu si stërvitemi, të bëjmë një futboll të mirë. Kemi fituar shumë dueled he është gjë e mirë. Futbolli vazhdon dhe vjen ndeshja tjetër. Duhet të kemi vazhdimësi.
Gabova që hoqa më shpejtë Bajrovic, mendova se lojtarët e stolit do të bënin diçka ndryshe.
Jam i kënaqur me elementët. I shoh si stërviten, dëshirën dhe qetësinë që kanë. Është e rëndësishme që lojtarët të të ndjekin dhe këta meritojnë fjalë të mira. Duhet akoma kohë dhe jam i bindur që ata do të japin akoma më shumë.
Jonuzi lojtari i ndeshjes? Shpresoj t’ju ketë dëgjuar fjalët e mira që thatë për të”, tha Shkëmbi.