
Laçi 0-0 Tirana
Superiore: Java 1
Satdiumi: Laç
Arbitër: Olsid Ferataj
Formacionet zyrtare:
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Mjaki, Kryeziu, Opeh, Prodani; Lleshi, Manellari; Barjamaj, Bibo, Melo; Tresa. Trajner: A. Cungu
Tirana (4-3-3): Selmani; Arhun, Kola, Mici, Ismajli; Jonuzi, Soler, Tola; Abah, Bajrovic, Prengaj. Trajner: B. Shkembi
LIVE:
90+6' Përfundon ndeshja.
90+2' KARTON I KUQ! Cordeiro i tregon gishtin e mesit tifozëve të Tiranës, largohet me karton të kuq
83' Harkim i lartë në zonë drejt Jarmouni, por Dajsinani devijon topin duke larguar rrezikun.
73' Haxhiu rrëzohet në zonë, por arbitri e konsideron simulim dhe e ndëshkon me karton të verdhë.
68' Dajsinani bën heroin e Laçit, i mohon supergolin Bajrovic.
49' Laçi pretendon për penallti, Barjamaj rrëzohet në zonë pas nje dueli me Ayhan dhe arbitri mban avantazhin edhe pas kontrollit me VAR.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
44' Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, Bajrovic godet brenda zone me topin që shkon jashtë.
43' Gabim në markim nga Edison Kola, Laçi rrezikon Tiranë, por Ismajli bën heroin.
40' Barjamaj futet rrezikshëm në zonë, por Mici arrin të spastrojë në dy kohë topin dhe zonën.
29' Krosim i gjatë që përshkon pasqyrën e portës së Laçit, Bajrovic zgjatet, por nuk arrin në kohë.
19' Prengaj godet, por nuk shënjestron siç duhet kuadratin.
7' Tirana shënon gol, por anullohet për offside.
3' Kryeziu kthen topin pas, por sfera ngec në ujë. Bajrovic vrapon dhe godet me të parën drejt e në duart e portierit.
1' Nis ndeshja në Kurbin, ekipet duan fitoren.