Partizani ia doli të marrë një tjetër fitore në derbi në këtë sezon. Të kuqtë mposhtën 2-1 Tiranën në “Air Albania” në një ndeshje që ishte spektakolare në fushën e lojës dhe në tribuna.
Nuk ka shumë kohë për të festuar te të kuqtë, pasi në sfidën e radhës od të përballen me një tjetër ekip që lufton për një vend në “Final – Four”. Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Skënderbeut për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.
Orges Shehi pas fitores në derbi ndaj ish-skuadës së tij nuk ëhstë shumë i qetë. Ndaj korçarëve do të vuajë mungesën e Andi Hadroj, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke dalë me të kuq.
Ndërkohë me “dhimbje koke” e bëjnë dy futbollistë të tjerë. Gjelbrim Taipi ndjeu dhimbje para derbit dhe durrsaku e zëvendësoi pak para startit me Mehmetin. Ndërkohë Tedi Cara u dëmtua gjatë pjesës së parë. Gjendja e të dy lojtarëve do të shihohet me imtësi, ndërsa gatishmëria e tyre për duelin me korçarët është në pikëpyetje.