
Melos Bajrami pritet të zyrtarizohet në Shkodër. 22-vjeçarika arritur marrëveshjen me Vllazninë dhe në sezonin e ri do të jetë protagonist në Superiore.
Mbrojtësi mbylli sezonin me Gjilanin në kampionatin e Kosovës, ndërsa rikthehet në Superiore për të luajtur me skuadrën e Vllaznisë. Në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut.
Një përforcim i rëndësishëm për shkodranët në repartin e prapavijës, pasi janë larguar disa lojtarë kyç në mbrojtje. Kështu talenti 22-vjeçar do të jetë një vlerë e shtuar për kuqeblutë në sezonin e ri.
Vlen të theksohet se Vllaznia është një nga skuadrat më aktive në Superiore, ku shkodranët po kërkojnë të përforcojnë ekipin gjatë kësaj merkatoje. Kuqeblutë kanë bërë disa afrime, ndërsa kanë rinovuar, me të tjerë lojtarë që janë të rëndësishëm për ekipin, teksa as largimet nuk kanë munguar.
