
Laçi do të luajë në finalen e “Play Out”, për t’i shpëtuar rënies nga Superiorja. Për këtë më parë duhet të njihet me kundërshtarin, teksa janë 4 skuadra që po rivalizojnë nga Kategoria e Parë.
Bëhet fjalë për Flamurtarin, Vorën, Korabin dhe Apoloninë. Të katërta këto skuadra do përballen mes tyre, nesër prej orës 15:00.
Flamurtari pret Korabin në gjysmëfinalen e “Play Off”. Në anën tjetër Vora pret Apoloninë. Si Flamurtari dhe Vora mund të shkojnë në finale mes tyre, në rast se ruajnë barazimin brenda kohës së rregullt.
Nga Vlora në Vorë për të shpresuar te takimi final. Laçi ka avantazhin se ndeshja e fundit për një vend në Superiore do të luhet në Laç. Transferta kurbinase ka qenë historikisht për kundërshtarët e bardhezinjve.