Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta pa “frena”!  Pas Përgjonin, durrsakët marrin një tjetër ish të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta pa “frena”!  Pas Përgjonin, durrsakët marrin
Gentian Selmani

Te Teuta pavarësisht se janë pa president dhe ende nuk ka informacion se kush do t’i udhëheqënë sezonin e ri, sërish puna vazhdon. “Djemtë e Detit” dëshirojnë të shmangin çdo situatë të ngjashme me sezonet e fundit dhe për këtë po punojnë për transferimin e futbollistëve me eksperiencë.

Gjithçka është fokusuar te futbollistë që e njohin mirë Superioren dhe që eksperienca e tyre do të ndihmonte ekipin të shkojë drejt rezultateve pozitive. Kështu pas marrëveshjes për transferimin e Florian Përgjonit, me të cilin do të firrmosin një kontratë 2-vjeçar,e një tjetër ish-i Tiranës do të kalojë në Durrës.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, i cili mbylli aventurën me Tiranën. Një largim nga kryeqyteti pas 2 sezonesh, por aventura e gardianit të portës do të vazhdojë në Superiore te durrsakët. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga