David Domgjoni u prezantua ditën e djeshme si futbollisti më i ri i Tiranës. 27-vjeçari rikthehet në futbollin shqiptar pas disa vitesh në Turqi e Kazakistan.
Në Superiore ai shkëlqeu me fanellën e Laçit, por debutoi me Tiranën duke u bërë kështu lojtari i rradhës që luan me 2 skuadrat e kryeqytetit.
Pas prezantimit në ambientet e klubit të ri, Domgjoni ka reaguar edhe në rrjete sociale duke thënë fjalët e para si ‘Dem’:
“Sfidë e rë, energji e re, por objektiva të njëjtë. I lumtur të jem pjesë e familjes së kuqe”, shkruan Domgjoni.
Poll