Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Supersfida e Shkodrës te ajo e Durrësit, java e 11-të e Superiores premton “luftë” në fushën e lojës (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Supersfida e Shkodrës te ajo e Durrësit, java e 11-të e
Superiore

Superiorja në fundjavë sërish do t’i rikthehet aktivitetit të saj. Skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 11-të të kampionati, ndeshje këto që janë programuar të luhet më 8 dhe 9 nëntor.

Saktësisht ditën e shtunë do të luhen 2 ndeshje në 2 orare të ndryshme. Siparin e kësaj jave do ta “ngre” përballja mes Tiranës dhe Vorës, takim i cili do të startojë në orën 14:00 dhe do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë te supersfida Vllaznia – Dinamo. Ekipet do të përplasen në “Loro Boriçi”, takim ky që premton të jetë mjaft i luftuar.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 3 sfidat e tjera. Gjithçka do të nisë në orën 14:00 me përballjen Bylis – Flamurtari në “Adush Muça”. Nga ana tjetër në orën 17:00 do të luhen paralelisht në Elbasan dhe Durrës.

Në “Elbasan Arena” përballë do të vihen Elbasani – Egnatia, ndërsa në “Niko Dovana” do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 11-të Teuta – Partizani.  

Nga Supersfida e Shkodrës te ajo e Durrësit, java e 11-të e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu