Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga porta në sulm, Ivan Gvozdenovic kërkon 5 futbollistë për Elbasanin e sezonit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Nga porta në sulm, Ivan Gvozdenovic kërkon 5 futbollistë për
Elbasani

Te Elbasani prej ditësh kanë nisur pushimet, me lojtarët që po shijojnë disa ditë pushimi me familjarët e tyre. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit dhe stafin e verdhebluve, të cilët vazhdojnë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Trajneri serb ka piketuar pozicionet ku kërkohet doemos afrime. Nga porta në sulm, timonieri i Elbasanit kërkon minimalisht 5 futbollistë. Dëshiron një portier për t’i besuar katërkëndëshin, mbrojtës, mesfushor fantazist për t’i besuar “çelësat” e mesfushës dhe sulmues që premton gola.

Për t’iu bërë vend lojtarëve të rinj, priten të largohen po 5 futbollistë dhe në këtë mënyrë mendohet të ndërtohet Elbasani për sezonin e ri. Emra me eksperiencë priten të transferohen dhe mbetet të shihet se kush do të veshë fanellën e verdhebluve në sezonin e ardhshëm.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga