Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Dinamo – Tirana te derbi Tirana – Partizani, FSHF-ja zbulon AXHENDËN për 4 javët e ardhshme të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Dinamo – Tirana te derbi Tirana – Partizani, FSHF-ja zbulon
Superiore

Aktualisht prej disa ditësh vëmendja kryesore është te ndeshjet e Kombëtares, me kuqezinjtë që pas fitore me Andorrën do të synojnë një tjetër rezultat pozitive ndaj Anglisë në “Air Albania” ditën e nesërme, ora 18:00.

Por pavarësisht kësaj, FSHF-ja ka zbuluar edhe axhendën e Superiores për 4 javët e ardhshme. Kështu është zbuluar data dhe ora ku do të luhet edhe derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Duel i parashikuar për mbrëmjen e 7 dhjetorit, në “Air Albania” në orën 18:00.

Por përpara kësaj përballje do të luhet një tjetër derbi, saktësisht me 3 dhjetor, ku Dinamo e Tirana do të “përplasin” mes tyre në orën 19:30 në “Air Albania”

Ndërkohë ajo që bie në sy është se sfidat në javët e ardshme do të luhen në disa orare të ndryshme, madje duke nisur që nga ora 13:30, 16:00, 18:00, 19:00 dhe 19:30.

KALENDARI për 4 JAVËT e ardhshme:

AXHENDA E JAVËS SË 12

E shtunë, 22 nëntor

Vora – Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:00

Egnatia – Bylis, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00

Dinamo – Elbasani, stadiumi “Air Albania”, ora 19:00

E diel, 23 nëntor

Partizani – Vllaznia, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30

Flamurtari – Tirana, stadiumi “Flamurtari”, ora 16:30

AXHENDA E JAVËS SË 13

E premte, 28 nëntor

Elbasani – Partizani, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 18:00

Vllaznia – Teuta, stadiumi “Loro Boriçi”, ora 18:00

E shtunë, 29 nëntor

Tirana – Egnatia, për t’u përcaktuar

Bylis – Dinamo, stadiumi “Adush Muça”, ora 13:30

Flamurtari – Vora, stadiumi “Flamurtari, ora 16:30

AXHENDA E JAVËS SË 14

E mërkurë, 3 dhjetor

Teuta – Elbasani, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:30

Partizani – Bylis, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30

Dinamo – Tirana, stadiumi “Air Albania”, ora 19:30

E enjte, 4 dhjetor

Vora – Vllaznia, stadiumi “KF Vora”, ora 13:30

Egnatia – Flamurtari, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:30

AXHENDA E JAVËS SË 15

E diel, 7 dhjetor

Bylis – Teuta, stadiumi “Adush Muçaj”, ora 13:30

Tirana – Partizani, stadiumi “Air Albania”, ora 18:00

E hënë, 8 dhjetor

Egnatia – Vora, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00

Elbasani – Vllaznia, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 19:00

Flamurtari – Dinamo, stadiumi “Flamurtari”, ora 19:00

Poll

Lexo gjithashtu