
Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 7-të të kampionatit. Duele këto që do të luhen në dy orare të ndryshme.
Gjithcka ditën e sotme do të nisë me sfidën në “Adush Muca”. Bylisi do të presë në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e fitores. Takim që nis në orën 14:00.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Rrogozhinë e Tiranë. Në “Egnatia Arena” përballë njëra – tjetrës do të vihen Egnatia – Dinamo, e cila padiskutim merr vëmendjen më të madhe të tifozëve.
Ndërsa në "Air Albania” do të sfidohen Tirana dhe Teuta. Bardheblutë pas fitores spektakolare në derbi do të synojnë vazhdimësinë, ndërsa durrsakët do të tentojnë të ngjiten në klasifikim.
