Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 500 deri në 3000 lekë, dalin në shitje biletat e derbit të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 500 deri në 3000 lekë, dalin në shitje biletat e derbit
"Air Albania"


Derbi mes Dinamos dhe Tiranës, e cila është e vlefshme për javën e 14-të të Superiores, do të luhet të mërkurën në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Për këtë ndeshje e cila pritet të sjellë surpriza, ekipi i Dinamos ka nxjerrë në shitje edhe biletat.

Klubi dinamovit ka zbuluar edhe çmimet e tyre. Në tribunën V e cila është e miqve biletat kushtojnë 500 lekë. Në të njëjtën vlerë prej 500 lekësh kushtojnë biltetat edhe tek tribuna N.

Ndërsa në tribunën E kushtojnë 700 lekë. Nga ana tjetër 2000 lekë është çmimi i biletave për tribunën W.  

Bileta më e kushtetueshme është ajo e tribunës qëndrore  W 104, e cila kushton 3000 lekë.

Poll

Lexo gjithashtu