Nevil Dede, pjesë e panelit në emisionin Skaner Superiore, foli në prag të ndeshjes Partizani – Skënderbeu në gjysmëfinalen e Final Four. I pyetur nga moderator Gerti Çarçani për sekretin e korçarëve që arritën në 4-she, Dede mendon se shkaku është i gabimeve të Tiranës e Dinamos.
Sekreti i Skënderbeut? Buxhet i vogël, ekip të rinj.
“Ka gabuar shumë Tirana, Dinamo, ndoshta dhe Laçi. Po të shohësh mesataren e pikëve, humbje kanë bërë të gjitha. Vendi i parë ka marrë vetëm 63 pikë.
Gabimet janë shumë dhe Skënderbeu ka marrë një mesatare që e mban në 4-she. Nëse këto skuadrat e sipërpërmendura do luanin ndryshe, Skënderbeu do ishte në pozita të tjera. Skënderbeu ka përfituar në paaftësinë e Dinamos dhe Tiranës”, tha Dede.