Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nevil Dede fiton gjyqin me Dinamon, FSHF paralajmëron klubin dinamovit (VENDIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede fiton gjyqin me Dinamon, FSHF paralajmëron klubin dinamovit
Fotomontaz/ Dinamo City, FSHF, Nevil Dede

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës zbardhi sot vendimet për javën e fundit të futbollit shqiptar. Mes gjobave e pezullimeve të shumta u vu re edhe një vendim për një konflikt mes trajnerit Nevil Dede dhe klubit të Dinamo City.

Dede, tashmë trajner i Bylisit, dërgoi dinamovitët në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve pasi u shkarkua nga ‘Blutë’ 1 vit më parë. Elbasanasi kërkon shlyerjen e detyrimeve që parashikon kontrata dhe FSHF ka pranuar kërkesën e tij duke i dhënë të drejtë.

Dinamo City është paralajmëruar të shlyejë detyrimin brenda një afati të caktuar në mënyrë që të mos ketë pasoja të tjera.

Nevil Dede drejtoi Dinamon në sezonin 2022-2023 kur ‘Blutë’ ishin në Kategorinë e Parë e ia doli të mbante ekipin në rrugën e objektivave për ngjitjen në elitë deri në momentin kur u shkarkua.

-VENDIMI-

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Nevil Dede. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 17, datë 19.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga