Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nesër na duhet rezultat i mirë dhe të sigurojmë Final Four”, Brdaric: Ndaj Dinamos ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
“Nesër na duhet rezultat i mirë dhe të sigurojmë Final
Thomas Brdaric

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Vllaznia nuk regjistron asnjë fitore në Kategorinë Superiore. Rikthimin tek tre pikët, shkodranët kërkojnë ta bëjnë nesër ndaj Dinamos në javën e 34-t. Në prag të sfidës që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric ka folur për mediat.

“E dimë sa e rëndësishme është ndeshja nesër, puna është të rregullojmë këtë problem që mund të kemi me rezultatet. Kryesorja që kishim 1 javë të plotë për t’u përgatitur me ndeshjen nesër. Të punojmë fort për opsionet që kemi dhe idetë, të tregojmë cilësitë e çdo lojtarë në maksimum. Një sfidë e madhe të kemi këto objektiva dhe duam ta marrim si shtysë.

Duhet të mësojmë shpejt nga gabimet që mund të kemi bërë më përpara, nuk duam të humbim më shumë kohë apo gjejmë justifikim. Nesër është ndeshje e rëndësishme, për gjithsecilin e qartë, nesër duhet rezultat sa më i mirë dhe të sigurojmë matematikisht edhe Final Four.

Puna ime bashkë me stafin është të mbështesim lojtarët, të japim opsione. Duhet t’i tregojmë secilit se duhet të na mbështesë, ka ardhur koha për kthim, është normale në futboll të ketë ulje dhe ngritje, por të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën dhe ka ardhur koha për të ndryshuar. Bashkë me stafin punojmë që t’i marrim çdo lojtari më të mirën. Nesër duhet të implementojmë sa më mirë, po ashtu të kemi presing sa më të mirë ndaj atyre, si në ndeshjen e kaluar.

Nesër mund të jetë një ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit për ne. Kemi luajtur kundër Dinamos më përpara, i dimë cilësitë, por fokusi është vetëm te puna jonë, luajmë në shtëpinë tonë, kemi tifozët. Kishim 1 javë për t’u përgatitur, kjo është diçka të kuptosh futbollin profesionist, çdo ndeshje sfidë e re, fillon nga fillimi. Duhet t’i tregojmë çdokujt që kemi mundësi të përballemi edhe me këto ekipe në këtë moment jo të mirë të ekipit.

Kryesorja si trajner t’u japim lojtarëve besim, të kemi mbledhje dhe analiza të mira, ato që kemi mundësi. Me këtë ekip që kemi, nëse i kemi të gjithë të gatshëm, mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Fokusi është te lojtarët që kam. Për çdo gjë tjetër që mund të ndodhë, nuk e kemi shumë mendjen për momentin. Kemi ekip të fortë, mund të shkojmë për diçka speciale, duhet ta përdorim këtë mundësi.

Melosi mungon për shkak të kartonit të kuq. Duhet të kuptojmë, të mos marrim ashtu kartonësh në lojë, që mund të na ndërrojnë planet në mes të ndeshjes. Përsëri kemi mjaft lojtarë që mund të fitojnë ndeshjen. Lojtarët që janë të gatshëm janë të gjithë të motivuar dhe në fund të sigurojmë Final Four.

Kryesorja që të fitojmë ndeshje, dua të rris ekipin. Kemi pasur pak probleme me rezultatet, jemi të vetdijshëm, pror e dimë që mund të kthehemi. Kjo është ajo që duhet të jemi të fokusuar. Kjo është e qartë, kur të kemi çdo lojtar të gatshëm, mund të mundim çdo ekip dhe ky është objektivi ynë”, u shpreh Brdariç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga