Elbasani dhe Tirana do të përballen këtë të dielë në kuadër të javës së 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë prej orës 16:00. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic.
“Nesër është java e fundit. Dhe e bukur sepse derbi kundër Tiranës. Gjithmonë një ndeshje shumë e hapur, gjithmonë me stadium plot, atmosferë të mrekullueshme. Dhe jam i sigurt, që edhe nesër do shkojë gjithçka bukur. Do luftojmë si gjithmonë në fushë, dhe do bëjmë maksimumin.
Tirana deri tani është ekipi i momentit. Fitoi shumë pikë. Është derbi dhe kur kemi derbi nuk ka favoritë. Nesër gjithçka e hapur, por kjo është e mirë për tifozët. Do kemi ndeshje shumë interesante. Atmosferë shumë e bukur. Dhe nga ne sepse kemi shumë tifozë, dhe nesër jam i sigurt që do kemi stadium plot dhe nga ana e Tiranës. Pastaj kush është më i mirë do fitojë ndeshjen.
Ne jemi mërzitur sepse gjithmonë kur humbasim, nuk jemi të kënaqur. Nesër është një shans për të reaguar dhe për të luajtur më mirë. Nuk do flasim shumë përpara ndeshjes, por çfarë mund të them është se nesër do luftojmë për fanellën, qytetin dhe Elbasanin. Do luftojmë fort në fushë dhe do provojmë të bëjmë maksimumin. Do provojmë të marrim pikët maksimale, pra të fitojmë ndeshjen.
Nga fillimi i sezonit ishte një objektiv i madh për ne, që të kapim Europën. E kemi arritur zyrtarisht. Jemi në vend të parë, kemi dhe një ndeshje nesër. Do luftojmë për fitore që të rrijmë në vend të parë. Ky është sukses i madh për ne dhe për Elbasanin. Ishim afër dhe finales së Kupës. Plus në fund, kemi një tjetër mundësi. Do luftojmë dhe për kampion. Ishte një vit i suksesshëm për ne, por kemi dhe katër finale. Por jam i sigurt, që ishte një vit shumë i suksesshëm për ne”, u shpreh Ivan Gvozdenovic.
