Ditën e sotme do të luhet ndeshja e parë e javës së 11-të të Superiores. E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në Vlorë, aty ku Bylisi dhe Flamurtari do të duelojnë mes tyre për llogaritë e kësaj jave.
Spektakli do të startojë në orën 17:00, me Flamurtarin që do të luajë në shtëpinë e tij dhe do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat. Një duel shumë i rëndësishëm për vlonjatët, të cilët nuk kanë rrugë tjetër veçse triumfit për të shpresuar deri në fund për mbijetesën.
Ndërkohë nga krahu tjetër ballshiotët synojnë vazhdimësinë dhe fitoren e 3-të rresht në kampionat. Ekipi i Mirel Josës aktualisht ndodhet në vendin e 6-të me 12 pikë, ndërsa skuadra e Francesco Morieros është e fundit me vetëm 5 pikë.
