Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë kreu dhe mbijetesa, njihuni me STATISTIKAT e Egnatia – Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë kreu dhe mbijetesa, njihuni me STATISTIKAT e Egnatia –
Egnatia - Tirana

Egnatia – Tirana është një nga duelet e javës së 30-të të Superiores, përballje kjo që do të luhet në orën 18:00. Një duel shumë i rëndësishëm që vë përballë ekipe që luftojnë për objektiva të ndryshëm.

Rrogozhinasit kërkojnë fitoren në shtëpi për të vazhduar kryesimin në Superiore, ndërsa krejt e kundërta është për bardheblutë. Kryeqytetasit do të luftojnë ndaj kampionëve në fuqi për 3 pikët, të cilat janë “jetike” për mbijetesën mes më të mirëve në Superiore.

Por pavarësisht situatës në të cilën ndodhen skuadra, e kaluara është në krahun e Tiranës. Kjo pasi në 21 ndeshjet direkte mes tyre të zhvilluara ndër vite, bardheblutë e Bledi Shkëmbit kanë fituar më shumë se gjysmën e sfidave.

Saktësisht 13 ndeshje kanë shkuar në favorin e Tiranës, ndërsa 3 sfida të tjera ia kanë dalë të fitojnë rrogozhinasit dhe vetëm 5 ndeshje mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga