Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë kreu dhe mbijetesa, Dinamo di si fitohet ndaj Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë kreu dhe mbijetesa, Dinamo di si fitohet ndaj Teutës
Teuta - Dinamo

Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” Teutën për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores. Duel shumë delikat për dinamovitët, që duan fitoren për të tentuar edhe afrimin me vendin e parë.

Kjo përballje do të startojë në orën 18:00. Aktualisht Dinamo mban vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit me 54 pikë, ndërsa teuta nga krahu tjetër ndodhet në vendin e 6-të me 34 pikë.

Jo vetëm në klasifikim, por edhe në përballjet direkte mes tyre të këtij sezoni, ekipi i Ilir Dajës është më mirë. Kjo pasi në 3 ndeshjet e fazave të kaluara, 1 fitore kanë siguruar dinamovitët dhe 2 duele të tjera janë mbyllur në barazim.

3 gola ka shënuar Dinamo dhe vetëm 1 herë ka gjetur rrugën e rrjetës skadra durrsake. Mbetet të shihet se në favorin e kujt ekip do të shkojë 90-të minutëshi i ditës së sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga