Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Në 2 ndeshjet e fundit e kemi sjell vetë veten në këto situata", tekniku Brdaric e sheh si të merituar fitoren: Bëmë më shumë se Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
"Në 2 ndeshjet e fundit e kemi sjell vetë veten në këto
Tekniku i Vllaznisë, Brdaric

Trajneri i Vllaznisë ka folur pas takimit të Superiores në ‘Loro Boriçi’. Tomas Brdaric ka folur në intervistë për fitoren 1-2 kundër Elbasanit.

Edhe pse ishte një Elbasani-Vllaznia, hipotetikisht është një fitore në shtëpi për shkodranët që 'zbusin' pak demet pas asaj humbjeje po në Shkodër ndaj Dinamos.

Brdaric thekson se është i kënaqur me sulmin kësaj radhe dhe se Vllaznia e ka prurë vetë ndeshjen në situatë të keqe në 2 ndeshjet e fundit. Për të, sot Vllaznia bëri më shumë se Elbasani dhe ndaj meritoi fitoren.

“Përshendes panelin. E sollëm veten tonë vetë në këtë situatë. Nuk dua të flas për 2 ndeshjet e mëparshme.

E nisim ndeshjen me gol të pësuar dhe e kthyem, duhet të falenderojë djemtë. Treguam se kemi implementuar mentalitetin e duhur. Ti je trajner dhe e di se duhet të jesh në balancë me ekipin. Duhet të jesh i qartë. E kemi çuar vetë situatën në këto drejtime. E dimë të gjithë se kishim shumë lojtarë që mungonin.

Kemi bërë më shumë se kundërshtari. E merituam fitoren. Në futboll mund të ndodh gjithçka. Në anën e sulmit investuam më shumë dhe kjo solli fitoren. Kemi folur shumë për taktikat.

Donim të dilnim nga presingu i Elbasanit dhe të krijonim raste. kemi patur 2 raste shumë të mira për më shumë gola. Kemi pësuar shumë lehtë. Duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi sa më realist.

Kemi dhe 2 ndeshje derisa të përfundojë ky vit.

Mendja tani shkëputet në ndeshjen e radhës me Laçin. Nuk është 100 përeqindshi ynë ky. Të gjitha ekipet në Superiore po vuajnë prej mungesave tani.

Jam i lumtur me Dodën, me Çobajn. Çobaj ka bërë një punë shumë të mirë sot. Qarri na shpëtoi në disa situata.

Mala bëri shumë mirë në një pozicion që nuk është i tij.

Skuadra funksionon. Duhet të jemi sa më pozitiv. Ndërrimet funksionuan. Duhet të respektojmë kundërshtarët.”, u shpreh tekniku Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga