Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndizet” sfida Elbasani – Tirana, Fanatics “thumbojnë” verdheblutë: Udhëtojmë drejt Qelbasonit!

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndizet” sfida Elbasani – Tirana, Fanatics
Tirona Fanatics

Tirana do të udhëtojë drejt Elbasanit për të luajtur në kuadër të javës së 18-të të kampionatit. Përballje kjo që është parashikuar të startojë në orën 16:30 dhe të luhet në “Elbasan Arena” ditën e nesërme.

E kur jemi vetëm 1 ditë përpara kësaj përballjeje, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics” kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Mbështetësit e bardhebluve nuk kanë nguruar të “thumbojnë” rivalët e tyre.

“Neser udhetojme drejt Qelbasonit, ku TIRONA lu ndeshjen e rradhes. Nisja nga stadiumi ne oren 14:30. Vetem per emrin e modh te Tirones”, shkruajnë në postimin e tyre. Kujtojmë se aktualisht Tirana ndodhet në vendin e fundit me vetëm 9 pikë, ndërsa Elbasani është forcë e dytë e Superiroes, me 32 pikë.

“Ndizet” sfida Elbasani – Tirana, Fanatics
 

 

Poll

Lexo gjithashtu