Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Ndikoi terreni, por ishte rezultati i drejtë", Daja pas barazimit me Laçin: Më vjen keq për rastet tona

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndikoi terreni, por ishte rezultati i drejtë", Daja pas
Ilir Daja

Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi në barazim pa gola 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Me atë që prodhuan ekipet në fushë dhe rëndimin e terrenit, ishte rezultat i drejtë. Fati nuk na ndihmoi me Vilën dhe Karambën, por rezultati ishte i drejtë. Kishim fat dhe te penalltia e humbur nga Laçi. Një pikë e marrë sot në Laç, është pikë e mirë.

Për ngarkesën në Shkodër është njësoj, pasi edhe Laçi ka pasur ndeshje në mesjave. Të dy ekipet ishin në të njëjtat kushte. Ne kemi një mënyrë loje që nuk luajmë shumë me topin e gjatë.

Në pjesën e dytë me shtimin e reshjeve, duhet të luhej vetëm me topin e parë, jo me qarkullim, diçka që se kemi në lojën tonë. Na mungonte Itodo që mund të luanim me të me topin e gjatë. Laçi ishte luftarak, por edhe ne ju përgjigjëm, kishim rastet tona.

Nuk është se gjërat ndryshojnë me buton. Deri në këto momente kur terrenet kanë qenë të mira, kemi përshtatur karakteristikat e lojtarëve me manovrat. I vetmi sulmues që nuk hodha sotë në fushë ishte Xhordi. Por me ngarkesë terreni nuk duheshin lojtarë të tillë.

Dinamo e varur nga Zabërgja? Ai është një nga lojtarët tonë kryesor, golashënues i ekipit dhe kampionatit. Por nuk është vetëm ai sepse ka dhe lojtarë të tjerë. Sot nuk ishte në lartësinë e duhur. Me një Zabërgj jo në nivelin maksimal ka dhe ngërç, pasi mungon dhe Itodo. Për rastet e shpërdoruara do të thoja që futbolli ka gabime. Por rasti i Vilës me portën bosh dhe i Maliqit, më erdhi keq”, është shprehur Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga