
Elbasani - Flamurtari
Elbasani poi u jep dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri. Ekipi i Ivan Gvozdenovic do të nisë kampionatin në shtëpi.
Ditën e shtunë do të presë Flamurtarin, duel që është parashikuar të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Një përballje mjaft interesante mes skuadrave që në fushë do të hyjnë vetëm për fitoren.
Elbasani ka publikuar axhendën e kësaj përballjeje, ndërsa ka “paralajmëruar” kundërshtarët se janë gati për një tjetër kapitull në historinë e tyre.
“Tê shtunën e 23 gushtit ndezim prozhektorët për kapitullin e rradhës. E nisim sezonin e ri në shtëpi ndaj ekipit të Flamurtarit.
Flamurtari
23 Gusht | 20:00 | E shtunë
Elbasan Arena”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram
Poll