Mesfushori i Flamurtarit Bruno Telushi u përzgjodh në takimin Bylis – Flamurtari “Lojtari i Ndeshjes”. Ai ka folur pas ndeshjes për sigurimin e fitores, ndërsa është prekur edhe tema e shiritit të kapitenit:
“Normalisht që ne jemi të pakënaqur me rezultati e mëparshëme. Ky 3 pikësh na rrit moralin. Në ndeshjet e fundit na ka munguar pak fati. Ardhja e trajnerit Moreiro ka bërë shumë ndryuhsim në ekip. Mund të them që pas ndeshjes në Durrës, ekipi ka luajtur mirë. Nuk u ndjeva mirë për mungën e hapësirave ndaj Elbasanit.
E mirëkuptova zgjedhjen e trajnerit dhe kaq. Neve në fillim kemi bërë shumë ndeshje të dobëta dhe ka ndikuar te dhoma e zhveshjes. Me ardhjen e trajnerit të ri, ai ka bërë një punë shumë të mirë.
Duke treguar më shumë vllazëri dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndeshjet e para i kemi nisur…nuk di çfarë emrit t’i vendos. E dimë se sa i vështirë është kampionati shqiptar. Shirit i kapitenit?
Nuk e kam aspak problem. Më behët qejf që e mban Trashi. Me Egnatian nuk kam dashur unë ta mbaj shiritin e kapitenit. Padiskutim, shiriti i takon Trashit. Kjo nuk ndikon fare, as tek unë e as te Trashi”.
