Ndeshjet e tetorit të Shqipërisë në kuadër të Nations League duket se i vijnë për shtat Tiranës. Arsyeja? Florian Përgjoni, i cili prej disa muajsh mungon për shkak dëmtimi. Megjithatë mjekët e skuadrës kanë konfirmuar se ai do të rikthehet në fushë menjëherë pas sfidave të kuqezinjve.
Pauza e kampionatit do t'i shërbejë kapitenit që të riaftësohet për të qenë pjesë e skuadrës.
Florian Përgjoni është pikë kyçe te skuadra më e titulluar në Shqipëri. Shiriti i kapitenit i ka rritur padyshim përgjegjësitë dhe në linjën e majtë të mbrojtjes ka treguar paraqitje fantastike. Tashmë s'mbetet gjë tjetër, veçse të pritet rikthimi i tij në fushë me Blendi Shkëmbin që do të ketë një "armë" më shumë në këtë sezon futbollistik.