Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ndeshja u vendos nga një goditje standarde”, Bledar Hodo: E dija që Ballshi do të ishte fushë e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshja u vendos nga një goditje standarde”, Bledar Hodo: E
Bledar Hodo

Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i durrsakëve, Bledar Hodo.

“Mendoj që pjesa e parë ishte e ekuilibruar, mungonte ritmi dhe dyluftimet të cilat të çojnë drejt suksesit. Dy skuadrat shkuam në ekuilibër dhe kjo vjen nga nevojë për pikë dhe pozicioni në tabelë. Nuk u shfaqëm siç duhej në manovrës sulmuesi. Kjo ndeshje u zgjidh me një goditje standarde.

Emiliano Vila? Sigurisht që ishte një zgjedhje e detyruar sepse aty nuk kishim lojtar tjetër. Normalisht që duhet ta bënte një lojtar me eksperiencë. Aty duhet të nisë edhe ndërtimi dhe loja nga poshtë, por gjë e cila nuk u realizua ashtu siç duhet.

Është java e dytë që Jazxhi luan me probleme në gju, kjo është arsyeja që nuk e ka kapur atë top. Po të ishte në gjendje optimale, nuk do e kishte llogaritur aspak dhe do ta kishte kapur atë top.

Nasr? Për Bylisin e dinim që do të ishte një fushë e vështirë. Këtij lloji ambienti duhet t’i përgjigjesh me luftë. Përsa i përket Nasr nuk është në dorën time dhe zgjedhje e imja”, tha Hodo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga