Teuta
Teuta do të përballet me Vorën, të dielën në orën 13:30, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Përballja mes 2 ekipeve është e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore.
Në një kohë kur konkurrenca pritet të jetë e “egër” nga të dyja ekipet, kampi i Teutës është i përqëndruar maksimalisht që të perfeksionojë edhe më shumë formën e futbollistëve për duelin që i pret.
Kjo është kuptuar edhe nga postimi i fundit i klubit në rrjetin social “Facebook”. Teuta ka ndarë disa pamje ku “djemtë” e Enkelied Dobit zhvillojnë seancat e tyre stërvitore.
Për ndeshjen e cila premton shumë, Teuta zbret në fushë me humbjen e fundit kundër Partizanit dhe ndodhet në vendin e 6-të me 26 pikë. Ndërsa Vora vjen nga barazimi me Tiranën dhe është një vend posht tyre në të 7-tin me kuotën e 23 pikëve.
Poll
