Bakayoko
Sulmuesi i Egnatias Bakayoko u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” pas 4 golëshit ndaj Bylisit në Superiore. Një rikthim “ëndrrash” për bomberin nga Bregu i Fildishtë, pas dëmtimit jo të lehtë.
Bakayoko foli për mediat pas këtij triumfi, duke marrë rolin e protagonistit në ekipin e Edlir Tetovës:
“Na u desh fitorja dhe vazhdimësi dhe këtë gjë e arritëm. E kam të njëjtin mentalitet. Do vazhdojë të punojë, më pas të shohim. Vazhdimësia? Shumë e rëndësishme. Jemi afër me kreun, tashmë duhet të fitojmë ndaj çdo rivali”.
Poll
