Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Na duheshim patjetër 3 pikët", Arbër Abilaliaj: Trajneri i ri prezantohet së shpejti, nesër fillojmë punën

Shkruar nga NEWSPORT
"Na duheshim patjetër 3 pikët", Arbër Abilaliaj:
Arbër Abilaliaj

Partizani mori një fitore 2-1 të mintuës së fundit ndaj Skënderbeut falë golit të Memetit në minutën e 93’. Në përfundim të ndeshjes trajneri i përkohshëm, Arbër Abilaliaj foli për RTSH Sport.

“3 pikë tepër të rëndësishme. Në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, nuk arritëm të merrnim pikët, sot i bëmë të dyja, bëmë edhe lojën, morëm edhe 3 pikët. Na duheshin patjetër. Jam shumë i kënaqur për vetë faktin që ky ekip ka gjetur grindën dhe shpirtin luftarak.

Të gjithë futbollistët japin maksimumin, si ata që luajnë nga fillimi si ata që futen nga stoli. Kjo është kënaqësia më e madhe. Kjo ka qenë një pikat tona më të forta edhe më përpara. Jam i kënaqur sepse arrijmë të shënojmë dhe me gjithë forcën dhe vullnetin duam të shkojmë te fitorja deri në sekondën e fundit. Këtë e tregoi edhe goli i dytë, që ishte gati një aksion perfekt.  

Pas minutës së 26-të të pjesës së parë, patëm një rënie psikologjike në momentin që bëmë golin. Në pjesën e dytë e nisi Skënderbeu mirë në 10 minutat e para duke shënuar dhe golin, por nga ai moment u kthyem në lojë. Zëvendësimet na ndihmuan shumë. Na dhanë freski dhe dinamikë na ekip. Ndëshkimi me karton të kuq ndikoi. U afruam akoma më shumë me portën. 

Idetë për trajnerin janë të qartë. Në ditët në vazhdim do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri. Nga nesër fillojmë punën normalisht për të kompletuar ekipin dhe për të prezantuar trajnerin e ri”, u shpreh Abilaliaj.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga