Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungon prej disa javësh, Redi Kasa “braktis” Shqipërinë për Italinë

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon prej disa javësh, Redi Kasa “braktis”
Redi Kasa

Redi Kasa prej disa javësh është i dëmtuar dhe nuk mund të kontribuojë për Egnatian. Sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulare në duelin me Laçin, ndërsa mungoi në sfidat me Tiranën dhe Vllaznisë.

Një mungesë e rëndësishme për Edlir Tetovën dhe stafin e tij, me Kasan që tashmë është në “luftë me kohën” për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Për ta bërë të mundur këtë sa më shpejt, 23-vjeçari ka vendosur të udhëtojë drejt Italisë për t’u rikuperuar.

Pauza e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares i shkon për shtat futbollistit, i cili pritet që javën e ardhshme të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e grupit të rrogozhinasve. E sigurtë është që do të mungojë në duelin e javës së 14-të që Egnatia do të luajë ndaj Bylisit në transfertë, teksa synon që të jetë gati ndaj Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga